Dënimi i vështirë, pas përdhunimit të shqiptares Robinho vazhdon karrierën

Dënimi i vështirë, pas përdhunimit të shqiptares Robinho vazhdon karrierën
Braziliani Robinho, edhe pse u dënua me 9 vite burg për përdhunimin e një vajze me origjinë shqiptare nga një gjykatë e Milanos,  vazhdon karrierën si futbollist. Gjykata e akuzoi ish-brazilianin që luante me Milan, se bashkë me 5 meshkuj të tjerë, përdhunuan një 22-vjeçare, në 22 janar të vitit 2013.

Kjo çështje është apeluar nga avokatët e tij, i cili vazhdon karrierën në Brazil me Atletico Mineiron. Robinho do të vijojë karrierën, derisa për akuzën ndaj tij të shprehet Gjykata e Apelit. Por edhe në këtë rast vështirë të realizohet burgosja e Robinhos, sepse Brazili nuk e lejon ekstradimin e shtetasve të tij. Ndalimi i Robinhos mund të realizohet për llogari të drejtësisë italiane, nëse ai shkon në ndonjë shtet tjetër.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: