Detajet e operacionit, ku ishte fshehur droga në kamion

Detajet e operacionit, ku ishte fshehur droga në kamion
Kabina e kamionit ka qenë vendi ku ishte fshehur heroina që u zbulua pak orë më parë në Portin e Durrësit.

Policia sqaron se ne mjetin tip “Skania” të ngarkuar me pelet, me targa AA548AV drejtuar nga shoferi D.I., gjatë kontrollit në vijën e dytë u konstatuan 4 pako të dyshuara me lënde narkotike të llojit heroinë.

Këto pako u gjetën të fshehura në kabinë.

Nga një analizë risku e kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe Dogana, në vijën e dytë të kontrollit të mjetit, rezultoi se ky i fundit duhej kontrolluar imtësisht.

“Hetimet po vijojnë dhe për këtë shkak nuk mund të jepen më shumë detaje”, njofton Policia.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: