Dhuna në sport, FK “Këlcyra” përjashtohet nga aktiviteti futbollistik

Dhuna në sport, FK “Këlcyra” përjashtohet nga aktiviteti futbollistik
Pas dhunës në ndeshjen me FK “Përmeti”, Komisioni i Disiplinës ka vendosur përjashtimin e ekipit të Këlcyrës nga aktiviteti futbollistik.

“KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjesive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojes në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f ,28, 49/5, 58/2, 65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, përjashtohet nga gara për pjesën e mbetur të Kampionatiti për sezonit futbollistik 2017/2018”, thuhet në vendim, ndërsa ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

Po ashtu masa janë marrë edhe ndaj zyrtarit të Këlcyrës, i cili është dënuar me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mije) Lek.

Tre lojtarë të KF “Këlcyra” u përjashtuan përgjithmonë nga aktiviteti futbollistik, ndërsa katër të tjerë do të qëndrojnë jashtë aktivitetit për dy vjet.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: