Droga, gjendet në godinën e braktisur trupi i pajetë i të riut

Droga, gjendet në godinën e braktisur trupi i pajetë i të riut
Trupi i pajetë i një shtetas i pajetë është gjetur në lagjen “4 Heronjtë” në qytetin e Vlorës, .

Kufoma e 23 - vjeçarit, Enea Dumo, u gjet në një godinë të braktisur.

Policia sqaron se dyshohet që shtetasi të ketë konsumuar lëndë narkotike pasi nga këqyrja paraprake e kufomës,  është konstatuar  në pjesën e barkut një shiringë.

Po sipas saj, familjarët kishin denoncuar sot në Polici se E.D., ishte larguar nga banesa.

Trupi është transportuar në morgun e spitalit Vlorë për të kryer ekspertizën mjeko - ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: