Dyshimi për pajisje përgjuese, ndalohet italiani në portin e Durrësit

Dyshimi për pajisje përgjuese, ndalohet italiani në portin e Durrësit
Një shtetas italian është ndaluar pas një kontrolli në portin e Durrësit.

Italiani me iniciale G.I., me profesion inxhinier ujërash, po largohej drejt vendit të tij.

Gjatë kontrollit, atij iu gjet një pajisje që policia dyshon se shërben për përgjime.

I ndaluari ka deklaruar se pajisja përdoret për matjen e cilësisë së ujit, por policia dyshon se kryen edhe funksione të tjera që nuk kanë lidhje me cilësinë e ujit.

Shtetasi italian nuk ka pranuar të tregojë se për llogari të cilit institucion shtetëror apo kompani private është kontraktuar për matjen e cilësisë së ujit.

Pajisja është dërguar për ekspertizë në Laboratorin e Policisë Shkencore. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: