EC bën thirrje: Pas përmbytjeve, kini kujdes nga rrëshqitja e dherave

EC bën thirrje: Pas përmbytjeve, kini kujdes nga rrëshqitja e dherave
Emergjencat Civile kanë paralajmëruar që qytetarët të kenë kujdes në zonat me risk erozioni.

Pas përmbytjeve, një ndër rreziqet e evidentuara është edhe rrëshqitja e dherave dhe shkëmbinjve, si rezultat i erozionit të shkaktuar nga shpyllëzimi dhe prezenca e lartë e ujërave nëntokësorë e sipërfaqësorë.

Ky problem evidentohet më shumë në Brataj të Vlorës dhe në Pogradec.

Për parandalimin e dëmeve të mundshme, zonat e rrezikuara pranë vendbanimeve dhe akseve rrugore po inspektohen nga autoritetet në mbarë vendin dhe po merren masat përkatëse.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: