Femra që bën të lumtur Stresin

Femra që bën të lumtur Stresin
Ajo që bën të lumtur Stresin, pika e dobët e Stresit, është nëna e tij. Ai e ka aq të shtrenjtë, sa e ka bërë këtë fakt publik, shpesh. Por nëna e tij, një zonjë e bukur e hijemadhe, ka pasur ditëlindjen këto ditë dhe ai nuk ka munguar ta urojë me fjalë që të rrëqethin trupin. “Nëna është ajo e cila përkund djepin me të majtën e saj, kurse botën me të djathtën. Nëna ime është ajo e cila më ka ndërtuar. Nëna është një kandil i shenjtë që më ndriçon netët e jetës, me modestinë e stilin e saj të lehtë të një amësie. Duaje nënën dhe respektoje! Do të vdesësh i lumtur!” - shkruan me emocion, Stresi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: