Finalizohet operacioni i koduar "Green Border2", tre arrestime

Finalizohet operacioni i koduar "Green Border2", tre arrestime
Shtetasi Artan Ceno, 44 vjeç, punonjës i policisë kufitare, me detyrë kontrollor në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, Korçë, është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nën akuzën e mitmarrjes për kalimin e kufirit, ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe dy persona të tjetër të përfshirë në këtë veprimtari. Operacioni i koduar "Green Border2" (Kufiri jeshil), përfundoi edhe me arrestimin e shtetasve Majlinda Seiti, 52 vjeçe dhe Adriano Kocoli, 52  vjeç, lindur e banues në Korçë.

"Kundrejt pagesave që varionin nga 6 në 7 mijë euro për person, grupi i dyshuar, krijonte kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj, qytetarë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova, në kundërshtim me ligjin, me destinacion Francën për azil kërkim. Në disa raste këta shtetas, në bashkëpunim me punonjësin e policisë, tashmë të arrestuar, kanë kaluar nga kufiri i gjelbër, fëmijë të mitur, të cilët më pas kërkonin azil si të pashoqëruar, në vende të ndryshme të Evropës"njofton policia.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: