Gara për “Topin e Artë”, ja kë duan tifozët spanjollë të fitojë

Gara për “Topin e Artë”, ja kë duan tifozët spanjollë të fitojë
Prestigjozja spanjolle “AS” ka bërë një sondazh në faqen e saj lidhur me pyetjen se kush do të fitojë trofeun e Topit të Artë.

Ballon d’Or është konsiderohet si trofeu më i rëndësishëm individual, ndërkohë që në garë për të janë dy rivalët “e përjetshëm”, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Nëse ylli madrilen  fiton këtë trofe personal atëherë do të barazojë argjentinasin, i cili ka pesë të tillë.

Në pyetjen se kush do ta fitojë “Topin e Artë” për vitin 2017 në anketën e “AS”, tifozët kanë votuar më shumë për yllin portugez.

29 mijë e 747 votues mendojnë se Cristiano Ronaldo do të fitojë “Topin e Artë”, pra 54.43%, ndërsa 36.85% apo 20 mijë e 140 votues kanë votuar për Messin.

Surpriza në këtë anketë ishte Isco i cili u rendit i treti sipas tifozëve.

Në listën e “AS” ishin të gjithë futbollistët e nominuar për “Topin e Artë”, listë kjo që do të shkurtohet ditën e enjte kur edhe do të jepet trofeu prestigjioz.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: