Gazetari investigativ: Prokuroria e Katanias ka nisur procedim penal ndaj Saimir Tahirit, tani e vërteta do dalë

Gazetari investigativ: Prokuroria e Katanias ka nisur procedim penal ndaj Saimir Tahirit, tani e vërteta do dalë
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka njoftuar në rrjetin social Facebook se Prokuroria e Katanias ka nisur një procedim penal ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Ndërkohë edhe Top Channel i cili transmetoi një kronikë ekskluzive lidhur me çështjen në fjalë, hodhi dyshime mbi origjinalitetin e dokumentit të publikuar nga Tahiri, në lidhje me dëshminë e penalitetit ndaj tij sipas shtetit italian.

Statusi i Artan Hoxhës:

“Më në fund të vërtetën se si do të rezultojë Saimir Tahiri nga çështja Habilaj, do e marrim vesh nga prokuroria e Katanias…

Në datë 27 tetor 2017 prokuroria e Katanias ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Fiks 10 ditë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte regjistruar procedimin nr. 431 në ngarkim të Tahirit në Tiranë më 17 tetor 2017 nisur nga artikujt në median italiane dhe shqiptare. Procedimi në Itali është bërë pas kërkesës të prokurores Rovena Gashi, drejtoresha e marrdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gashi ka dërguar si material shtese edhe deklarimet publik të ish-oficerit të anti-drogës Dritan Zagani. Në datën 27 tetor në Katania ka udhëtuar kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata dhe prokurori Genti Osmani. Ata kanë qëndruar për 3 ditë në Katania për të shkëmbyer informacion dhe për të tërhequr dosjen Habilaj…Ish-ministri Tahiri kishte siguruar në datë 20 tetor 2017 një vërtetim nga prokurori e Katanias, se ndaj tij nuk kishte procedim penal. Por një më pas prokuroria italiane nisi procedimin ndaj tij…

Tani së paku kemi një hetim të paanshëm dhe të pa politizuar që do na thotë të vërtetën…" shkruan Hoxha.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: