Gjendet e braktisur pakoja me 23 kg kanabis

Gjendet e braktisur pakoja me 23 kg kanabis
Një pako me plot 23 kg kanabis u gjet e braktisur pranë Karaburunit.

Policia sqaron se sasia e lëndës narkotike dyshohet të ketë rënë nga skafet apo gomonet që merren me trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë.

Po sipas saj, zbulimi u bë gjatë pranë gjirit të Shën Janit, gjatë kontrollit të territorit detar prej shërbimeve të Guardia Financas italiane në bashkëpunim me shërbimin e Forcave Detare Delta.

Pakoja me mbështjellje plasmasi dhe natriban kishte në brendësi material bimor në formë boçeje në gjendje të thatë, me lëndë narkotike kanabis sativa.

Nga peshimi rezultoi se bëhej fjalë për 23 kilogramë e 94 gramë kanabis sativa.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: