Gjendet e vdekur 64-vjeçarja nga Lushnja, u vetëhelmua me fotoksinë

Gjendet e vdekur 64-vjeçarja nga Lushnja, u vetëhelmua me fotoksinë
Një 64-vjeçare nga Lushnja është gjetur e vdekur në banesën e saj, ku jetonte e vetme. Sipas asaj që njofton policia dyshohet se gruaja të jetë vetëhelmuar me fotoksinë.

"Më date 13.12.2017, rreth orës 17:00, në fshatin Stan Karbunarë, në banesë, është gjetur e vdekur, pa shenja dhune, shtetësia L. N.,  vjeç  64, e cila jetonte vetëm. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga vetëhelmimi me fotoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë", informon policia.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: