"Gjigandët" anglez në garë për Ancelottin

"Gjigandët" anglez në garë për Ancelottin
Tashmë trajneri italian, Carlo Ancelotti është vënë në radarët e ekipeve të mëdha angleze .

Pas lajmit se ai do të pushonte deri në fund të këtij sezoni tashmë mjaft skuadra janë hedhur “në sulm” për të bërë përvete teknikun italian.

Daily Express raporton se shumë skuadra vazhdojnë të jenë të interesuara për shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për tre skuadrat e mëdha të Londrës, Arsenal, Tottenham dhe Chelsea.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Ancelotti dhe familja e tij po kthehen në kryeqytetin britanik, ku e ka ende banesën e tij.

Në vitin 2010, Ancelotti fitoi titullin e Premier League dhe FA Cup pikërisht me skuadrën e Chelsea.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: