Gjykata edhe 50 ditë të tjera burg për anëtarin e grupit “Habilaj”

Gjykata edhe 50 ditë të tjera burg për anëtarin e grupit “Habilaj”
Gjykata e Tiranës do ta mbajë edhe 50 ditë të tjera në qeli me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të financierit të “Habilajve”, Nezar Seiti.

Ai kërkohet nga drejtësia italiane, pasi dyshohet të jetë pjesë organike me funksion të përcaktuar e grupit kriminal të trafikut të drogës, i drejtuar nga Moisi Habilaj.

Seiti kërkoi në këtë seancë shuarjen e masës së sigurisë, për shkak të mbarimit të afatit kohor të dy masave, me nga 20 ditë dhënë më herët ndaj tij.

Zgjatja e re e afatit është ankimuar në Apel nga mbrojtja. Ministria e Drejtësisë ende nuk ka depozituar kërkesën për ekstradim, ndonëse ka përfunduar afati i dy masave me nga 20 ditë.

Nga ana tjetër për Seitin ekziston edhe një masë tjetër shtrënguese, “arrest në burg”, dhënë për të nga Krimet e Rënda, për llogari të hetimit të nisur ndaj tij në Shqipëri.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: