Grabitet firma e pijeve në Korçë, lidhën pronarin dhe i morën paratë

Grabitet firma e pijeve në Korçë, lidhën pronarin dhe i morën paratë
Një firmë private pijesh është grabitur pasditen e sotme në Korçë nga persona të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në fshatin Dvoran.

Më datë 04.12.2017, rreth orës 19:15, jemi njoftuar se në fshatin Dvoran, në ambientet e një firme private pijesh kanë shkuar persona të armatosur dhe të maskuar.

Nga të dhënat e para dyshohet se këta persona pasi kanë lidhur pronarin dhe bashkëshorten e tij, kanë vjedhur një sasi lekësh prej 50 mijë lek të reja, 70 Euro dhe 150 Dollarë.

Më pas këta persona janë larguar me shpejtësi në këmbë” informon policia.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: