Grabitja e banesës në Shkodër, një grup i ri kriminal po vepron në qytet

Grabitja e banesës në Shkodër, një grup i ri kriminal po vepron në qytet
Lidhur me grabitjen e ndodhur dje në fshatin Dobraç i Ri, policia e Shkodrës nuk ka dhënë detaje mbi ngjarjen por burime nga Antena TV kanë zbuluar disa detaje.

Sipas medias, dyshohet se një grup i ri kriminal është autor i ngjarjes, i cili po vepron së fundmi në qytetin e Shkodrës.

Kjo për faktin se policia beson se ka goditur grupet e mëparshme që kishin kryer një seri vjedhjes nëpër banesa.

Mësohet se një grup i posaçëm hetimor i kryesuar nga prokurorë të çështjes po merret me kryerjen e veprimeve për të çuar në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të cilët qarkullojnë me një Alfa Romeo me të cilën kryen grabitjen.

Sipas policisë, dyshohet se grupi kriminal ka marrë informacione nga banorët e zonës për të kryer grabitjen, gjithashtu edhe deklarata e njërit prej të dyshuarve gjatë marrjes në pyetje ishin disi kontradiktore me deklarimet më të hershme.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: