Humbja e turpshme në Gjirokastër, Klevis Dalipi merr përkohësisht drejtimin e Partizanit

Humbja e turpshme në Gjirokastër, Klevis Dalipi merr përkohësisht drejtimin e Partizanit
Ka mjaftuar humbja 5-0 në Gjirokastër që Sulejman Starovës të largohet nga stoli i Partizanit. Trajneri kryeqytetas dha dorëheqjen pas  humbjes historike me Luftëtarin, duke shpalosur anët më negative për një skuadër ambicioze, jo vetëm në rezultat, por edhe në lojë.

Sulejman Starova largohet pas Mark Iulianos, i dyti trajner që lë kampin e kuq pa u mbyllur ebde pjesa e parë e këtij sezoni.

Me largimin e Starovës, përkohësisht drejtimin e ekipit e ka marrë ndihmësi i tij, Klevis Dalipi, i cili pritet të drejtojë Partizanin deri në mbyllje të pjesës së parë të kampionati.

Në janar Partizani pritet të pësojë ndryshime, në afrime lojtarësh e më kryesorja zgjedhjen e trajnerit që do të drejtojë ekipin në pjesën e dytë të këtij sezoni.

Pas humbjes në Gjirokastër Partizani ka 21 pikë, 13 më pak se kryesuesit e Skënderbeut.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: