I kapi komshiu gjatë grabitjes, një "skifter" shqiptar në pranga e tjetri në arrati

I kapi komshiu gjatë grabitjes, një "skifter" shqiptar në pranga e tjetri në arrati
Pasi vodhi një apartament, hajduti shqiptar nuk shpëtoi dot pasi fqinja arriti të memorizojë targën e makinës që u përdor pët tu arratisur.

Në pranga ra një shqiptar, ndërsa bashkëpunëtori i tij arriti t’i shpëtojë policisë.

Ishte fqinja e shtëpisë ku kishin arritur të futeshin hajdutët e cila pengoi vjedhjen dhe lajmëroi karabinierët të cilët arritën të kapnin gjurmët e tyre.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, në Comeana, Carmignano.

Gruaja, pasi dëgjoi disa zhurma të dyshimta, doli në dritare dhe pasi u përball me dy djemtë, i detyroi ata të largoheshin por arriti të shënonte targën e mjetit me të cilin ata ikën.

Në pranga thuhet se ra një 28-vjeçar shqiptar, me precedentë penalë të mëparshëm dhe pa leje qëndrimi.

Sipas mediave italiane, shqiptari që u arratis provoi me të gjitha mënyrat që t’i shpëtojë arrestimit duke bërë rezistencë e madje duke goditur një efektiv.

Mbrëmjen e kaluar, ata kishin tentuar një seri vjedhjesh në zonën e Comeana derisa arritën në një apartament, pronarët e të cilëve ishin jashtë në atë kohë, por një fqinj ishte tepër i vëmendshëm. Edhe Golfi me të cilin u kap rezulton i vjedhur.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: