I riu pret damarët pasi babai nuk e la të takonte nënën, ishte i dënuar për vjedhje

I riu pret damarët pasi babai nuk e la të takonte nënën, ishte i dënuar për vjedhje
Një i ri 20-vjeçar ka tentuar të vrasë veten pasi i ati nuk e lejonte të takonte të ëmën.

Ngjarja ka ndodhur në Bathore, Tiranë, teksa i riu pasi shkoi në shtëpi për të takuar nënën, babai i tij Ismet Mikli nuk e lejoi të futej.

Florin Mikli, 20 vjeç preu damarët në gjendje të rëndë psikologjike, ndërkohë që pas dërgimit në spital dhe ndërhyrjes së mjekëve, tashmë ndodhet jashtë rreziku për jetën.

I ati, i cili u arrestua për shkaktim vetëvrasje, e kishte dëbuar të riun Mikli pasi kryente vjedhje dhe ishte dënuar dy herë.

Prej momentit kur i riu kishte përfunduar dënimin e dytë për vjedhje, i ati nuk e kishte lejuar të kthehej në shtëpi, pasi e kishte “falur” për rastin e parë. Për këtë arsye, ai nuk e lejonte as që të takonte familjarët e tjerë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: