Ikin Napoli e Hysaj, Taulant Xhaka i vetmi “hero kuqezi” në Champions

Ikin Napoli e Hysaj, Taulant Xhaka i vetmi “hero kuqezi” në Champions
Portierët Berisha e Strakosha presin Hysajn e Napolin për shoqëri, në Europa League  

Vetëm një futbollist shqiptar do të vazhdojë aventurën në Champions League, për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Ashtu siç pritej Basel i Taulant Xhakës u kualifikua në 16 më të mirat e Champions League. Graniti, vëllai i tij luan me një ekip më të madh si Arsenali, por Taulanti mbetet në garën më të madhe për klube nga të gjithë futbollistët shqiptarë apo ata me origjinë shqiptare.

Manchester United u kualifikua si skuadra e parë e grupit, ndërsa CSKA e Moskës kalon në Europa League. Bayern Mynih fitoi 3-1 ndaj  PSG dhe të dyja ekipet avancuan më tej, me parisienët që pavarësisht humbjes ruajtën kreun, ndërsa Celtik kaloi në Europa League. Roma dhe Chelsea prenë gjithashtu biletën për në 16 më të mirat, me Atletico Madrid që zuri vendin e tretë dhe shkon në Europa League. Qarabag i Ansi Agollit largohet nga Europa. Barcelona dhe Juventus kualifikohen gjithashtu në fazën tjetër të Champions, ndërsa Sporting Lisbonë vijon aventurën në Europa League.

Maribor i Valon Ahmedit eliminohet gjithashtu nga Europa, me Sevilje e Lverpul në 16 më të mirave të Champions. Mrekullia mund të mbante Napolin e Hysajt në Champions, pasi përveç fitoren ndaj Fejnord, ishte në varësi të Shahktor Donjesk që priti Manchester Siti të kualifikuar. Manchester City humbi 2-1 me Shahktor dhe ukrainasit kalojnë më tej, ndërsa Napoli në Europa League.Hysaj e Napoli i kishin nisur më herët llogaritë në Europa League. Beshiktash, Totenhem dhe Real Madrid, pavarësisht ndeshjeve të fundit, ishin gjithashtu ekipet e kualifikuara të këtij sezoni në 16 më të mirat e Europa League.

Beshiktash fitoi 2-1 ndaj Leipzing, duke larguar gjermanët nga ky kopmpeticion ndërsa Porto fitoi 5-2 ndaj Monaco dhe kalon në 16 më të mirat si vendi i dytë. Edeh Dortmund kalon në Europa League, pavarësisht humbjes 3-2 me Realin e Madridit. Milan, Lazio e Arsenal janë skuadrat më të forta të Europa League që pavarësisht ndeshjeve të sotme, e kanë siguruar kualifikimin për më tej. Shorti për të dy kompeticionet e Europës hidhet të premten.

Kuqezinjtë në Europa League

Dy portierët, Etrit Berisha me Atalantën dhe Thomas Strakosha me Lazio, do të vijojnë aventurën e tyre në Europa League. Këtij kompeticioni iu bashkua zyrtarisht pas ndeshjes së fundit të Champions edhe Hysaj me Napolin.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: