Inter "troket" në derën e United për Mkhitaryan

Inter "troket" në derën e United për Mkhitaryan
Duket se Interi përveç formës së mirë në kampionat ka vendosur të shfaq potencialin e tij edhe në merkato.

Sipas mediave, shumë shpejt pritet që italianët të paraqiten në dyert e Manchester United me nj ofertë zyrtare për Henrikh Mkhitaryan.

Kjo gjë pritet të ndodhë javën e arshme teksa armeni pritet të largohet nga “Old Trafford” pasi nuk ka treguar formë të mirë dhe ka dështuar të bind edhe në ndeshjet e fundit, kur i është dhënë mundësia.

Menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho e ka bërë të qartë se Mkhitaryan ka mungesë të formës dhe nuk ka realizuar gol e asistim që prej shtatorit.

Sipas Sky Sports, 28-vjeçari është në mesin e disa lojtarëve që janë duke u monitoruar nga Interi që dëshiron të sjellë një lojtar në fazën e sulmit gjatë muajit janar.

Në radarin e ekipit italian janë edhe Gerard Deulofeu e Javier Pastore. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: