Interi "i pathyeshëm" ruan përkohësisht kreun, barazon në shtëpinë e Juventus

Interi "i pathyeshëm" ruan përkohësisht kreun, barazon në shtëpinë e Juventus
Juventus ka barazuar në shtëpi në derbin e Italisë kundër Interit.

Në një ndeshje me mjaft emocion pasi dy ekipet qëndrojnë në krye të renditjes së Seria A së bashku me Napolin, portieri slloven Samir Handanoviç shkëlqeu.

Juventus e ka dominuar ndeshjen duke mbajtur topin më shumë dhe rrezikuar po ashtu më tepër se mysafirët.

Juventus pati tetë goditje në portë dhe rrezikoi disa herë përmes Mario Mandzukic ndërkohë në anën tjetër, Interi pati vetëm një goditje në portë dhe gjashtë jashtë saj.

Inter mbetet e para në tabelë me 40 pikë të grumbulluara, por ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se Napoli që është i dyti me 38 pikë.

Ndërkohë, Juventus nuk lëviz nga pozita e tretë dhe tani barazohet me pikë me Napolin.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: