Juventus i vë çmimin Dybalas, agjenti flet me PSG-në

Juventus i vë çmimin Dybalas, agjenti flet me PSG-në
Tashmë numri i ekipeve të interesuara për Dybalan është i madh dhe mesa duket Juventus ka menduar t’i vëri një çmim lojtarit.

Sipas Corriere della Sera “Zonja e vjetër” ia ka vënë një çmim prej 150 milionë euro Dybalas,

Mariano Dybala, vëllai dhe agjenti i Dybalas, tashmë ka folur me PSG-në për ta shqyrtuar mundësi për ta çuar vëllain e vet në Francë.

Rinovimi i marrëveshjes mes Dybalas dhe Juves dukej i mbyllur, por dallimet rreth të drejtave të imazhit të lojtarit kanë bërë që palët të distancohen nga njëra-tjetra.

Në tri nga katër ndeshjet e fundit, Dybala ka qenë zëvendësues përkundër fillimit spektakolar të sezonit me 12 gola në 12 ndeshje.

Por, qëndrimi i skuadrës nga Torino është i qartë: kushdo që e ofron atë shumë parash, ata do t’ia shesin lojtarin.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: