Juventus ka gjetur zëvendësuesin e Alex Sandros, nëse Roma është dakort braziliani shkon në Angli

Juventus ka gjetur zëvendësuesin e Alex Sandros, nëse Roma është dakort braziliani shkon në Angli
Duket se Juventus do të pësojë ndryshime në formacionin e parë pasi ka zëra se disa futbollistë do të largohen nga kampionët e Italisë.

Një nga emrat më të përfolur që do të lërë “Zonjën e Vjetër” pritet të jenë Alex Sandro,  i cili mund të shkojë në Premier League, konkretisht tek Chelsea ose Manchester City

Nuk është hera e parë që Chelsea shfaq interes për Sandron pasi gjatë verës ata ofruan 65 milionë euro për kartonin e brazilianit, por në atë kohë Marotta nuk e mori në asnjë moment në konsideratë këtë propozim të kampionëve të Anglisë për shkak edhe të largimit të Dani Alves e Bonucci.

Por, pavarësisht kësaj, Conte nuk e uli aspak interesimin e tij për brazilianin, por tani italiani duhet të përballet edhe me konkurrencën, pasi për Alex Sandron së fundmi kanë shfaqur interesin e tyre edhe Pep Guardiola e Jose Mourinho.

“La Gazzetta dello Sport”, raporton se juventinët po shohin me interes ofertat për brazilianin pasi ata kanë gjetur një zëvendësues ideal, Emerson Palmieri i Romës.

Nëse Juventus ofron menjëherë 20 milionë euro për Palmierin, atëherë kjo çështje zgjidhet përfundimisht, me Alex Sandron që shkon drejt kampionatit anglez.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: