Kanabis në fermën e pulave, pranga shqiptarëve e britanikëve

Kanabis në fermën e pulave, pranga shqiptarëve e britanikëve
Policia britanike ka zbuluar një ambient të konsiderueshëm të kultivimit të kanabisit në Staffordshire.

Mediat raportojnë se 6 persona, britanikë dhe shqiptarë, të moshave nga 17 deri në 44 vjeç, u arrestuan pas kontrollit të djeshëm të policisë në “Tre Angels Farm”, në Ivetsey Road. Tre prej të prangosurve u kapën brenda ambientit ku kultivohej kanabis, ndërsa tre të tjerë u kapën përreth zonës me ndihmën e helikopterit.

Po sipas tyre, policia sekuestroi 3100 bimë kanabis gjetur në hambarët e një fermë shpendësh, me vlerë tregu 1.5 milionë euro.

Gjykata i la në paraburgim të gjithë të arrestuarit, me dyshimin e përfshirjes në prodhimin e kanabisit.

(Marrë http://www.stokesentinel.co.uk)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: