Kapet heroinë në kamion, mësyn antidroga

Kapet heroinë në kamion, mësyn antidroga
Plot dy kg heroinë u sekuestruan sot në mbrëmje në një kamion që po imbarkohej në tragetin e linjës Durrës - Bari.

Policia sqaron se droga u zbuluar gjatë skanimit të mjetit dhe u thirrën strukturat antidrogë për të kryer veprimet e mëtejshme.

Kamioni është ndaluar të imbarkohej në tragetin për kontroll më të imtësishëm pasi dyshohet se sasia e drogës mund të jetë edhe më e madhe.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: