Kapet në Greqi shqiptari me 25 pako drogë

Kapet në Greqi shqiptari me 25 pako drogë
Përsëri drogë e kapur në Greqi. Një shtetas shqiptar 41 vjeçar është arrestuar në zonën e Dramas, në pjesën lindore të Greqisë, pasi kishte fshehur një sasi marihuane, si dhe fara kanabisi. Ai ndodhej nën vëzhgimin e policisë dhe u arrestua në flagrancë.

Me ndihmën edhe të qenit të zbulimit të drogës, brenda një stalle derrash u gjetën të fshehura 25 paketa me kanabis të papërpunuar, me peshë 12,1 kilogramë si dhe u gjetën gjithashtu 356 gramë farë kanabisi të ndara në tre qese.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: