Kryemadhi në SHBA, ankesa për kryeprokurorin, KED dhe ish-ministrin Tahiri

Kryemadhi në SHBA, ankesa për kryeprokurorin, KED dhe ish-ministrin Tahiri
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar takime në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Kryemadhi ngriti gjithashtu shqetësimin për veprimet që lidhen me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm

Kryemadhi ka folur për kryeprokurorin, për KED dhe për çështjen Tahiri gjatë takimit me  Zv.Drejtorin për Europën dhe EuroAzinë, Don Stolworthy si dhe me zyrtaren për çështjet ndërkombëtare Stepahnie Larsen.

“SHBA rol të pazëvendësueshëm për ndalimin e kapjes së drejtësisë nga mazhoranca dhe luftën ndaj trafikut të drogës”, është shprehur Kryemadhi

Trafiku i drogës ishte problemi kyç i diskutimit mes tyre.

Kryemadhi u shprehu autoriteteve Amerikane mbështetjen e plotë te LSI-së për reformën në drejtësi, por ajo nënvizoji domosdoshmërinë që kjo reformë të zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe paketën e ligjeve të miratuara si dhe ngriti shqetësimin për përpjekjet e mazhorancës për të devijuar reformën, për te mos respektuar kushtetutën e reformuar dhe ligjet dhe veprimet për të kapur drejtësinë.

Kryetarja e LSI shprehu vullnetin e plotë për të bëre çdo përpjekje për të penguar këto veprime të mazhorancës për te devijuar një reformë të mbështetur fort nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkoji autoriteteve amerikane që ata të monitorojnë nga afër këto përpjekje negative dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre pasi nënvizoi se reforma nuk mund të jetë pronë e asnjë partie por një domosdoshmëri për popullin shqiptar.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: