Kuçovë/Pranga 49-vjeçarit, tentoi ta trafikonte adoleshenten, përdhunoi 13-vjeçaren

Kuçovë/Pranga 49-vjeçarit, tentoi ta trafikonte adoleshenten, përdhunoi 13-vjeçaren
Një 49 vjeçar u prangos nga policia, nën akuzën për shfrytëzim prostitucioni dhe marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitura.

Aliosha Emini, banues në Kuçovë, sipas policisë ka tentuar të trafikojë një 19- vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion. 49-vjeçari akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13 vjeçare.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen  A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe” sqaroi policia, pas arrestimit të tij.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: