Kur kungulli të bën të bukur

Kur kungulli të bën të bukur
Ndoshta nuk e dini, por kungulli shumë i ushqyeshëm dhe shumë i pasur me antioksidantë e vitamina, është edhe një aleat bukurie.

Maskë me kungull për lëkurë që shkëlqen

Përgatitja:

Zieni pjesën e tultë të kungullit dhe grijeni në frulator.

Hidhini një lugë vaji jojoba dhe gjysmë luge kanellë.

Përziejini mirë produktet derisa të përfitoni një formë kremoze.

Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta.

Shpëlajeni më pas me ujë të rrjedhshëm.

Kungull për lëkurën e thatë

Përgatitja:

Përzieni gjysmë tasi pure kungulli me gjysmë tasi vaj kokosi.

Aplikojeni gjerësisht në të gjithë trupin dhe bëni masazh.

Lëreni për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm.

Kungull për flokë të thatë

Përgatitja:

Copëtoni tulin e kungullit, hidhini një lug mjaltë dhe një lugë vaj Argan.

Aplikojeni tek flokët e tharë dhe lërini ashtu për 20 minuta

Shpëlajini më pas me ujë të rrjedhshëm dhe lajini me shampon që përdorni zakonisht.

Kungull për thonj magjikë

Pak pika të vajit esencial të përftuar nga farat e kungullit për t’u thënë lamtumirë thonjve të butë. Masazhoni sipër e poshtë shtratit të thonjve 1-2 herë në ditë për dy muaj dhe do të shikoni rezultatin e papritur.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: