Leo Messi, 350 mln eurot që sollën refuzimin e City

Leo Messi, 350 mln eurot që sollën refuzimin e City
Messi do të fitojë me kontratën e re te Barcelona rreth 25 herë më tepër se tëra klubet e Kategorisë Superiore në një vit në Shqipëri, ose dy herë më shumë se Cristiano Ronaldo

Aranit Muraçi

Shifra marramendëse. Nëse në një vit buxheti i të 10 klubeve të Kategorisë Superiore në Shqipëri nuk shkon më tepër se 15 mln euro, Lionel Messi do të fitojë 70 milion euro te Barcelona në një vit, ose 350 mln euro gjithsej deri në vitin 2021. Vlera në total e tërë lojtarëve të Kombëtares Shqiptare llogaritet të jetë nën 50 mln euro, ose 8 herë më pak se shumë që Messi do të fitojë me kontratën e re që nënshkroi te Barcelona. Ai do të jetë lojtari më i paguar në botë, por pas Neymar, përsa i përket pagës bruto. Messi u fotografua duke rinovuar kontratën e re me Barcelonën deri në vitin 2021.

Barcelona, sipas shtypit spanjoll, për të mbajtur në Kamp Nou një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave do të shpenzojë në total plot 350 mln euro. Argjentinasi do të fitojë 20 mln euro pagë bruto çdo vit si bunos i rinovimit, ndërsa paga e tij vjetore është fiksuar në 50 mln euro. Barça do t’i paguajë lojtarit edhe 100 mln euro shtesë gjatë viteve të kontratës, nga 35 mln euro çdo sezon për publicitetetin dhe të drejtat e imazhit si dhe për bonuese të ndryshme. Ylli argjentinas kalon dukshëm me kontratën e re pagën e Ronaldos, prej 21 mln euro në vit. Messi llogaritur ndryshe do të paguhet me 95.890 euro në parë ose 3.995 euro në minutë.

Pagat e tij do t’i marrin Barcelonës rreth 84 për qind të shumës totale që klubi katalanas paguante deri tani për pagat e të gjithë lojtarëve. Janë shifra të çmenduara shpenzimesh për të pasur në ekip një lojtar të vetëm. Gjithsesi, me këtë kontratë Lionel Messi pritet ta mbyllë karrierën te Barcelona.

Ai kërkohej nga ish-trajneri i tij i Manchester City, Pep Guardiola, i cili pas firmës hodhi poshtë lajmet se argjentinasi mund të bashkohet me skuadrën që drejton aktualisht në merkaton e verës. Prej kohësh mediat britanike raportuan se Messi do të transferohej për një shifër rekord në Angli, madje do të merrte një pagë gjithashtu rekord, prej 1 milion euro në javë. “Lionel Messi ka firmosur  një javë më parë,” – theksoi Guardiola. - “Nëse do donte të largohej, nuk do të kishte rinovuar kontratën.” Kontrata e re e Messi me Barcelonën i sjell yllit argjentinas të ardhura gati dy herë më të mëdha se Cristiano Ronaldo-s, çka mund të shtojë pakënaqësitë e yllit portugez, për të cilin qarkullojnë gjithashtu zëra largim nga Madridi.

Merkato\ Real Madrid zbulon emrin e ri të janarit

Emri i Fyodor Smolov është emri më i lakuar në ambientet e Real Madrid për të qenë blerja e bujshme e janarit. Sulmuesi i Krasnodar pëlqehet shumë nga Los Blancos. Përveç tij janë edhe emra si  Mauro Icardi e Timo Ëerner. Solomov, 27-vjeç, ka shkëlqyer me Fejnordin teksa është dhënë në gormë huazimi duke bindur drejtuesit e Real për ta pasur si përforcim në merkaton e ardhshme. Por para se të sjellë emrin e ri në janar, Realit i duhet të blindojë Ronaldon, që kërkohet nga PSG.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: