Lexoni sot, 7 dhjetor 2017, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"

Lexoni sot, 7 dhjetor 2017, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"
RRËFIM I RRALLË I VITO KAPOS:

Unë, sekretarja e parë e Enver Hoxhës

SPECIALE/ Bashkëshortja e njeriut më të afërt dhe më të besuar të Enver Hoxhës, Hysni Kapos, vjen me një intervistë të rrallë, të cilën pranoi ta japë për “Albanian Free Press”. Një rrëfim interesant i detajeve të jetës së Vito Kapos, deputetes së të gjitha legjislaturave të Parlamentit komunist. Në të njëjtën kohë, ish-Presidente e Bashkimit të Grave të Shqipërisë për 34 vjet rresht dhe ish-ministre e Industrisë së Lehtë. Pjesëmarrëse që në moshë të vogël në Luftën Nacional-Çlirimtare, detaje edhe mbi njohjen gjatë saj me Hysni Kapon, me të cilin më pas u martua. Raportet me Enverin dhe  Nexhmijen, por edhe vlerësimi i saj për luftën partizane dhe Ballin Kombëtar...

Faqe 4-6/ En 13

 

Ekonomi

BORXHI, SHQIPËRIA PARASHIKON QË TË MARRË SËRISH NJË EUROBOND

Shqipëria mund të dalë shumë shpejt në tregjet e huaja të kapitalit për të kërkuar borxh, i njohur ndryshe edhe si Eurobond. Një fakt i tillë konfirmohet nga vetë autoritetet shqiptare të Financave. Konkretisht, në dokumentin e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit 2018- 2020, ata theksojnë saktësisht se “gjatë kësaj periudhe parashikohet të ketë një shtesë të financimit të huaj përmes daljes në tregjet ndërkombëtare me Eurobond”.

Faqe 3/ En 14

 

 

"ANTENA JASHTË FAMILJES"

  1. Ja përse u dorëhoqën mjekët te Urgjenca
  2. Shoku Lul Basha merr mësime aritmetike nga Arben Ristani
  3. Ja përse nuk u dhanë shifra, për ndihmat që shpërndau Erion Veliaj

 

Faqe 7

 

Shëndeti

I FTOHTI, SI TË DALLOJMË GRIPIN NGA VIROZAT

Virusi qarkullues i gripit stinor, këtë vit, ka pësuar ndryshime strukturore gjenetike të rëndësishme. Gripi stinor kërkon kujdes, përgjithësisht kalon në kushte shtëpie, duke marrë lëngje dhe antipiretikë, nëse temperatura kalon mbi 38.5 gradë Celsius. Prof. Pëllumb Pipero, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSU, “Nënë Tereza”, tregon se cilat janë masat që duhet të merren, në të dy rastet.

 

Faqe 12

 

Sport

KUSH KA PASUR VITIN MË TË MIRË?

TOPI I ARTË 2017: CRISTIANO RONALDO - LIONEL MESSI, PËRMES SHIFRAVE

Faqe 10-11

SKËNDERBEU, SOT LAMTUMIRË ME NDER, EUROPË!

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: