Liverpool konfirmon zyrtarisht transferimin e mbrojtësit më të shtrenjtë në histori

Liverpool konfirmon zyrtarisht transferimin e mbrojtësit më të shtrenjtë në histori
Liverpool ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin holandez të Southamptonit, Virgil van Dijk

Anglezët e kanë konfirmuar lajmin zyrtarisht në faqen zyrtare, ndërsa lojtari do t’i bashkohet Liverpoolit nga 1 janari 2018.

“Liverpool mund të konfirmojë se ka arritur marrëveshje me Southampton për transferimin e Virgil van Dijk”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Van Dijk i ka kushtuar Liverpoolit 84 milionë euro, duke u bërë kështu mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Ai po ashtu është lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të Premierligës së bashku me Romelu Lukakun, pas Paul Pogbas që kushtoi 110 milionë euro.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: