“Llamburin” edhe Alketa

“Llamburin” edhe Alketa
Sigurisht që prezantuesja Alketa Vejsiu dallohet shumë për veshjen e saj, pavarësisht se nuk ka një stil të sajin të dallueshëm, veshjet janë me klas të lartë e me material gjithmonë të çmuar. Por këto kohët e fundit, ajo ka zgjedhur të veshë fustane në prezantim, me materiale shumë të dukshme, me shumë shkëlqim e me ngjyra shumë të ndezura. Këto veshje duan edhe linja shumë të skalitura, e këto bukuroshja Alketë i ka plotësisht, por kaq të “llamburitur” nuk e kishim parë ndonjëherë, duket sikur është shoqëruesja e nuses në ndonjë dasëm. Në foto ajo shkëlqen me një fustan të kaltër në mëndafsh ose me një tjetër fustan lejla ku nuk mungojnë detajet me lule ose tyli. Një zgjim i ngjyrave për këtë dimër të ftohtë. Vështrimi i Alketës? Shumë sensual.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: