Mandati i mbaruar i Llallës / Memo kuvendit, për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri me 84 vota

Mandati i mbaruar i Llallës / Memo kuvendit, për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri me 84 vota
Në një memo të Drejtorisë për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura në Kuvend drejtuar Komisionit të Ligjeve shkruhet se Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm duhet të zgjidhet me 84 vota.

Po sipas kësaj memoje, mandati i Kryeprokurorit Adriatik Llalla përfundon më 7 dhjetor.

Në memo kundërshtohen disa ide të artikuluara nga mazhoranca për zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm me shumicë të thjeshtë votash.

Pas depozimit të Memo, Komisioni i Ligjeve pritet të nisë nesër procedurën për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri.

Memoja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, e protokolluar më datë 21 nëntor do të futet nesër në rendin e ditës me relator Bledi Çuçin, për miratimin e procedurës së caktimit të përkohshëm të prokurorit të Përgjithshëm.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: