Marsela shijon diellin buzë Drinit

Marsela shijon diellin buzë Drinit
Ajo është një nga këngëtaret më të mira në Shqipëri por pak dihet për jetën e saj jashtë aktivitetit artistik.

Darkat i ka gjithmonë të zëna me muzikën “live” ku ka gjithmonë publik besnik.

Por ka gjetur kohën të shkëputet disa ditë në një udhëtim jo shumë të largët, në Maqedoni.

Nga fotot e postuara prej saj, ajo duket se i ka shijuar shumë këto pushime buzë Drinit të Zi e madje, me fytyrë nga dielli, duket si një fëmijë i lumtur.

Ajo që na ra në sy ishte dhe se, me këto veshje sportive, Marsela duket shumë më në formë dhe e hollë.

Të jetë dobësuar vallë?

Shpërndajeni me miqtë tuaj: