Mbledhje e jashtëzakonshme e deputetëve në PD, pritet një qëndrim për kryeprokurorin

Mbledhje e jashtëzakonshme e deputetëve në PD, pritet një qëndrim për kryeprokurorin
Deputetët e Partisë Demokratike janë thirrur për një mbledhje të jashtëzakonshme.

Grupi parlamentar do të mblidhet në selinë e PD-së në orën 18.00.

Bëhet e ditur se Lulzim Basha ka urdhëruar që askush të mos mungojë në mbledhjen e sotme.

Ende nuk ka njoftim për rendin e ditës, por pritet të diskutohet për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

Mazhoranca ka vendosur të votojë të hënën për drejtuesin e ri të prokurorisë, ndërsa tre kandidatët u përzgjodhën vetëm me votat e socialistëve. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: