Messi dhe Barcelona, simfonia perfekte në Europë

Messi dhe Barcelona, simfonia perfekte në Europë
Këtë fundjavë, luhen ndeshjet e fundit të këtij viti. Në Angli, Gjermani e Francë, kryesuesit nuk njohin rivalë. Në Spanjë statistikat favorizojnë Barçën, kurse në Itali beteja vazhdon e ashpër dhe e hapur    

Aranit Muraçi

Në Itali, Seria A kryesohet nga Napoli, me 42 pikë, që ndiqet nga Inter me 41, e Juventus me 40 pikë. Një pikë diferencë ndan tre kryesuesit që vazhdojnë të rivalizojnë ashpër, edhe për kurorën e dimrit. Inter dorëzoi kreun një javë pasi e mori, prej humbjes 1-3 me Udinen, në shtëpi.  Golashënuesit u përkasin ekipeve kryesuese, ku mes tyre përfshihet vetëm Immobile i Lazio. Icardi i Inter është pas 17 javëve të para në krye të golashënuesve me 17 gola, ose ka shënuar mesatarisht një gol për çdo ndeshje. Në krye të golashënuesve italianë, si skuadër paraqitet më mirë sulmi i Juventus, me dyshen Dybala-Higuain, të cilët kanë shënuar së bashku 21 gola.

Në Gjermani, pas 17 javëve të para në krye të golashënuesve, është Levandovski, ashtu siç kampionatin e kryeson skuadra e tij, Bajern Mynih, me plot 11 pikë para ndjekësit më të afërt, që  mbahet nga Shalke 04.  Por në garë për golashënuesit më të mirë të Gjermanisë, janë lojtarë që u përkasin ekipeve të tjera që ndodhen në mesin e klasifikimit, si  Finnbogason i Augsburg. Megjithatë, në garë me kryegolashënuesin e momentit, për trofeun e Këpucës së Artë, është talenti i Borusia Dortmund, Aubameyang, skuadra e të cilit ndodhet në vend të tretë me 28 pikë.

Në Francë, pas javës së 18-të, kampionati kryesohet nga PSG me 47 pikë, plot 12 pikë para vendit të dytë që mbahet nga Monaco e Lion, me nga 38 pikë. Në krye të golashënuesve nuk mund të ishte tjetër kush, veçse një prej sulmuesve të PSG-së, Edinson Cavani, me 18 gola ose ai ka realizuar një gol në çdo ndeshje, i ndjekur nga Falcao i Monaco-s, me 14 gola. Neymar, shoku i tij i skuadrës te PSG, mban një vend nderi, me 11 gola deri tani.  Por në rang klubesh, sulmi i Lionit në Francë me dyshen.

Në Angli, Manchester City kryeson bindshëm pas 18 javëve të para me plot 11 pikë, më tepër se ndjekësi më i afërt, Manchester United. Por krye-golashënuesi i këtij kampionati nuk shkon në simfoni me kryesuesit, pasi tabela udhëhiqet nga Muhamed Salah i Liverpool. Megjithatë Sterling dhe Aguero, dy sulmuesit kryesor të City ndajnë katërshen më të mirë të golashënuesve në Premier League, teksa të dy së bashku 21 gola. Edhe këtë sezon në Angli, Kane i Totenhem është në garë për Këpucën e Artë, por nga radhët e Manchester United vihet re një fenomen interesant i merkatos. Edhe pse Lukaku i cili kushtoi miliona euro, ka shënuar 10 gola, aq sa ish-sulmuesi kryesor për shumë vite i Djajve të Kuq, Ronney, që u rikthye te Everton si i padobishëm nga Mourinho.

Në Spanjë kampionatin e udhëheq Barcelona pas 16 javëve të para. Barça ka 42 pikë, 6 më shumë se ndjekësi më i afërt Atletico Madrid. Krye-golashënuesi i këtij kampionati, Leo Messi shkon në simfoni me kryesuesit e La Liga. Interesant është fakti se në këtë ligë nuk figuron si golashënues i dalluar asnjë lojtar i dy prej ekipeve të kryeqytetit, Real Madrid e Atletico Madrid. Zaza si golashënues mban vendin e dytë, sikurse ekipi i tij Valencia, vendin e tretë në La Liga. Vendi i katërt që mbajnë aktualisht fituesit e Champions në fuqi e të Kupës së Botës për Klube, Real Madird, reflektohet siç shihet nga tabela e golashënuesve më të mirë deri tani prej rendimentit të dobët të Cristiano Ronaldo-s, i cili si rrallë herë nuk figuron këtë sezon në krye të golashënuesve. Suarez i Barcelonës në listën e më të dalluarve tregon se sulmi katalanas është shkëputur ndjeshëm nga ai i ndjekësve më të afërt.

Angli

M. Salah      Liverpool            14

Kane            Tottenham          12

Sterling       Man City             11

Aguero        Man City             10

Lukaku        Man Utd             10

W. Rooney  Everton               10

 

Itali

Icardi Inter                              17

Immobile Lazio                      15

Dybala Juventus                    12

Mertens Napoli                       10

Higuaín Juventus                   9

 

Gjermani

Levandovski Bayern M.         15

Aubameyang Dortmund       13

Finnbogason Augsburg         11

Uth      Hoffenheim                 9

Volland Leverkusen                9

 

Spanjë

Messi Barcelona                    14

Zaza    Valencia                      10

Iago Aspas  Celta                   9

Bakambu Villarreal               9

Stuani Girona                         9

Suárez Barcelona                   9

 

Francë

Cavani         PSG                 18

Falcao         Monaco           14

Díaz            Lyon                 13

Fekir          Lyon                 12

Neymar    PSG                   11

Balotelli    Nice                  10

Shpërndajeni me miqtë tuaj: