Ministri francez “dhuratë” Xhafajt dy ekspertë të antikrimit të organizuar

Ministri francez “dhuratë” Xhafajt dy ekspertë të antikrimit të organizuar
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb i ka premtuar homologut të tij shqiptar Fatmir Xhafaj se dikasteri i tij do të sillte në Tiranë dy oficerë francezë, të cilët do të punojnë bashkë me ata gjermanë dhe amerikanë në luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri Xhafaj u ndal tek lufta antikanabis dhe nënvizoi se janë marrë masat për vitin 2018, dhe Shqipëria nuk do të jetë në listën e vendeve ku kultivohet kanabis.

Ministri Collomb vlerësoi rezultatet dhe shprehu besimin se do të jenë të qëndrueshme, duke theksuar se ato nuk janë një arritje pozitive vetëm për Shqipërinë, por edhe vendet e BE-së.Ai vlerësoi punë e bërë në këto muaj nga pala shqiptare për masat shtesë në pikat e kalimit kufitar në kuadër të frenimit të migracionit të parregullt dhe azil kërkimit. Ai njohu sukseset e arritura, i bindur se do të vijohet me të njëjtin vullnet.

Ministri i Brendshëm i Francës deklaroi gjatë takimit të dy delegacioneve se mbetet për t'u zgjidhur, së bashku, çështja e flukseve migratore, përfshi minorenët e pashoqëruar.

“Çështja e migracionit të paligjshëm kërkon zgjidhje nga të dy palët. Edhe rregullat që janë sot në fuqi në Francë, kanë nevojë për përmirësim”, deklaroi Collombo.

Në fund të takimit të dy delegacioneve, ministrat firmosën marrëveshjen administrative “Për forcimin e bashkëpunimit policor operacional dhe pritjen e punonjësve të Policisë shqiptare në mision në Francë”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: