Ministria e Mjedisit heq nga tregu qeset plastike

Ministria e Mjedisit heq nga tregu qeset plastike
Ministria e Mjedisit dhe Turizmit njoftoi dje lidhur me trajnimin e inspektorëve të kësaj ministrie për inspektimin online.

Tashmë me sistemin e ri nuk do ketë më inspektim jo elektronik pra, në vazhdim gjithçka do të jetë në sistem, transparente dhe e standardizuar.

Në trajtim morën pjesë edhe kupola e këtij institucioni si ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Plarent Ndreca, i cili mban njëkohësisht edhe rolin e Kryeinspektorit të Mjedisit, si dhe Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari.

Menjëherë pas trajnimit ditën e djeshme, në cilësinë e kryeinspektorit, Plarent Ndreca ka firmosur një urdhër për të kontrolluar dhe ndaluar hedhjen në treg të qeseve plastike nën 30 mikron. Me anë të këtij urdhri, MMT pretendon se do të ndalojë njëherë e mirë qarkullimin e këtyre qeseve të rrezikshme dhe jashtë çdo standardi në treg.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: