Mjeku i Enver Hoxhës zbulon detaje për Isuf Kalon: Ja përse nuk e vlerësonte diktatori

Mjeku i Enver Hoxhës zbulon detaje për Isuf Kalon: Ja përse nuk e vlerësonte diktatori
Mjeku personal i Enver Hoxhës, Hektor Peçi, gjatë një interviste ka nxjerrë disa detaje dhe “sekrete” nga jeta e ish-udhëheqësit komunist.

Peçi zbulon se si pas vdekjes së Enverit, mjeku Isuf Kalo abuzoi me emrin e ish-diktatorit duke kërkuar ndere në dyert e ministrive për emërime. Ai përdorte shprehjen “me urdhër nga lart”, ndërkohë që nuk figuronte asnjë urdhër i tillë për kërkesat e Kalos.

Gjithashtu Peçi tregon gjatë intervistës për “Panoramën” se vetë Hoxha nuk e vlerësonte Kalon.

“Ashtu siç e shpjegon Sokoli edhe në librin e Lilianës. Si Sokoli, dhe Enver Hoxha nuk e pëlqenin Isuf Kalon. Enveri, madje, ka pasur çudi se si shkoi ai në klinikën e udhëheqjes, e ka cilësuar si njeri të përkëdhelur. Këto i ka thënë dhe Liliana” shprehet mjeku Peçi.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: