Moti i keq sjell rrëshqitje dherash dhe mungesë energjie

Moti i keq sjell rrëshqitje dherash dhe mungesë energjie
Reshjet e shiut kanë sjellë rrëshqitje dherash e gurësh si dhe ndërprerje energjie në disa zona të Qarku Kukës.

“Aksi nacional B.Curri -Fierzë u shoqërua me fenomenin e rrëshqitjes se gurëve e dherave duke bërë bllokimin momental të këtij aksi. Janë regjistruar dy rrëshqitje të dherave e gurëve në km 1 të aksit Dushaj-B.Curri ku është ndërhyre nga firma kontraktore duke bërë të qarkullueshëm këtë aks rrugor.

Rënie gurësh dhe dherash ka pasur në pjesën më të madhe të akseve rrugore, gjë për të cilën kanë ndërhyrë kompanitë kontraktore.

Moti i keq ka sjellë edhe probleme të furnizimit me energji elektrike. Pa energji elektrike janë Bashkia Kukës, njësitë administrative Kolsh, Surroj ,Topojan, Bashkia Tropojë, njësia administrative, Lekbibaj Bashkia Has, njësitë administrative Gjinaj dhe Fajza.

Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë me përparësi situatat që po zhvillohen duke marrë masat përkatëse”, thuhet në njoftimin e Emergjencës Civile.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: