Mourinho flet për formacionin e parë të United: Mkhitaryan do t'i duhet të mbetet jashtë

Mourinho flet për formacionin e parë të United: Mkhitaryan do t'i duhet të mbetet jashtë
Duket se e ardhmja e Henrikh Mkhitaryan tek Manchester United është në “pikëpyetje” pas deklaratave të drejtuesit portugez Jose Mourinho.

Pas ndeshjes me Bournemouth, Mourinho foli për gjithë formacionin e parë ndërkohë që për Mkitaryan tha se do të duhet të mbetej jashtë pasi nuk e meritonte më shumë se të tjerët.

“Unë mund të kem vetëm gjashtë lojtarë në bankën rezervë, kështu që më duhet të kem balancë. Kisha dy mbrojtës, Blind që mund të luaj në vende të ndryshme dhe Young që mund të luaj në krah të mbrojtjes dhe sulmit”, tha fillimisht Mourinhos.

“Kisha Herreran në mesfushë dhe Ibrahimovicin si sulmues dhe Rashfordin si sulmues të dytë dhe anësor. Luajta me Martial, Mata dhe Lingard. Që të kisha Mkhitaryan në skuadër, do të thotë se njëri prej tyre do të duhej të mbetej jashtë. Për momentin, unë besojë se të tjerët e meritojnë më shumë shansin për të luajtur”, deklaroi portugezi Mourinho.

Në garë për mesfushorin-sulmues armen janë të interesuar Inter i cili është i gatshëm të përfshijë edhe Joao Marion në transfertë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: