Na bashkoi SHBA-ja

Na bashkoi SHBA-ja
Ka disa muaj që jeton në SHBA, së bashku me familjen e tij, që u shtua në numër këtë vit. Këngëtari i njohur, Vedat Ademi, u bë baba i një djali të bukur, për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja sigurisht që e pritën me shumë gëzim këtë event familjar, por Vedatit i janë shtuar më shumë edhe detyrat familjare, sepse tani me djalin e madh, i duhet atij t’i qëndrojë më shumë pranë. Por në këtë rast, djali është me fat, sepse babi Vedati e ka prezantuar me artisten e madhe, Bebe Rexha. Kjo foto e bukur do të jetë për vogëlushin një kujtim i veçantë, kur të rritet.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: