Ndalohet kamioni me heroinë, vinte nga Shqipëria

Ndalohet kamioni me heroinë, vinte nga Shqipëria
Një tjetër rast trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë u godit sot nga autoritet portale të Barit.

Plot 2 kilogramë heroinë, e fshehur brenda një kamioni, u gjet pas kontrollit që bëri policia, e cila ka arrestuar në flagrancë shoferin.

Mediat italiane shkruajnë se drejtuesi i kamionit është një shtetas shqiptar, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.

Heroina ishte ndarë në pesë pako të ndryshme dhe ishte fshehur poshtë ndenjëses së shoferit. Drejtuesi i mjetit akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Bashkë me lëndën narkotike atij iu sekuestruan edhe telefona celularë.

(Marrë nga http://www.baritoday.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: