Në Kremlin hidhet shorti për grupet e "Rusi 2018", ja super sfidat që rezervon ky botëror

Në Kremlin hidhet shorti për grupet e "Rusi 2018", ja super sfidat që rezervon ky botëror
Në Kremilin është hedhur shorti për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Shorti i hedhur në Rusi ku edhe do të mbahet Botërori vitin e ardhshëm, ka caktuar super sfida, si Spanjë – Portugali, Argjentinë – Kroaci, Angli - Belgjikë e shumë të tjera.

Përmes fotos ju informojmë mbi ndarjen e grupeve për “Rusi 2018”

E cilësuar si treshja më e mirë në botë, Messi, Ronaldo e Neymari kanë dhënë mendimet e tyre përpara hedhjes së shortit të botërorit Rusi 2018.

“Do ta përcjelli këtë short, nëse s’kemi stërvitje apo ndeshje. Normalisht, Botërori do të jetë i veçantë, pa marrë parasysh kundërshtarët”, ishin fjalët e Messit.

“Jam i qetë. E di sa ka shumë ekipe të forta, por grupet do të jenë të balancuara dhe deri në qershor ka shumë kohë për të kompletuar skuadrën. Sido që të jetë shorti, ne duhet të fitojmë, pa marr parasysh kundër kujt”, tha ylli portugez Ronaldo.

“Është e veçantë, sidomos për Brazilin, të gjithë do të jenë para TV dhe presin shumë nga ne. Ju premtoi se do të jap më të mirin. Do të shini një tjetër Neymar në fushë”, u shpreh braziliani.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: