Njihuni me shatërvanin Trevi! Këngëtaren Beatrix Ramosaj për pak sa nuk e bëri për të qarë

Njihuni me shatërvanin Trevi! Këngëtaren Beatrix Ramosaj për pak sa nuk e bëri për të qarë
Shatërvani i famshëm i burimit të ujit “Trevi” në Romë ka mahnitur këngëtaren shqiptare Beatrix Ramosaj, aq sa ajo thotë për pak se nuk qau kur pa bukuritë e tij.

“Burimi Trevi gjëja më e bukur që kam parë në jetë. Për pak sa nuk qava kur e pashë,” – thotë Beatrix, gjatë vizitës së festave të fundvitit në kryeqytetin italian.

Në fakt ky burim është konsideruar një ndër perlat e Romës.

Shatërvani i Trevi është një nga burimet më të vjetra të Romës.

Burimi daton në kohët e lashta romake, që në vitin 19 para erës sonë.

Është thënë se Virgjëresha e Ujit, e cila mori këtë emër në nder të një vajze të re romake, çoi aty ushtarë të etur gjatë verës për të pirë ujë.

Pasi ata pinë ujë, burimi u ndërtua prej tyre në pikën përfundimtare të ujësjellësit, në kryqëzimin e tri rrugëve. Këto tre rrugë i japin burimit emrin Trevi, që do të thotë Shatërvani i Tre Rrugëve.

Në 1730 Papa Clemens XII zhvilloi  një konkurs për të ndërtuar një burim të ri. Shumë arkitektë të rëndësishëm morën pjesë. Alessandro Galilei, një arkitekt nga e njëjta familje si astronomi i njohur Galileo, fitoi fillimisht projektin, por komisioni ia dha përfundimisht Salvi pas një protestë publike. Arsyeja për kundërshtimet e publikut? Galilei ishte fiorentin, ndërsa Salvi ishte nga Roma, vendas.

Megjithatë Salvi kurrë nuk e pa të mbushur burimin me ujë, pasi uji i parë erdhi në burimin që është sot në vitin 1743, e deri në vitin 1762, Papa tjetër, Clemens XIII, zyrtarisht përfundoi dhe inauguroi Shatërvanin e ri të Trevi, 11 vjet pas vdekjes së Salvi.

Shatërvani është ndërtuar me blloqe të gjera travertin, që mban edhe Colloseu i famshëm. Në këtë shatërvan janë realizuar pjesë të shumë filmave me temë antike dhe është një ndër vendet më të vizituara në botë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: