“Nuk ka kushte pune”, shtatë mjekë të QSUT japin dorëheqje kolektive

“Nuk ka kushte pune”, shtatë mjekë të QSUT japin dorëheqje kolektive
Shtatë mjekë të Urgjencës në QSUT në kryeqytet janë larguar nga detyra.

Mjekët i kanë dërguar letrën e dorëheqjes ministres së Shëndëtësisë, Ogerta Manastirliu, si dhe kanë vënë në dijeni Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama.

Mjekët ankohen se në spital nuk ka shtretër të mjaftueshëm, nuk ka medikamente dhe ka mbingarkesë.

“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar”, shkruajnë mjekët të cilët njoftojnë se, sipas Kodit të Punës, po lajmërojnë për dorëheqjen 30 ditë përpara ndërprerjes së punës.

Ministrja aktuale e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka qenë drejtoreshë e QSUT-së përpara se të merrte detyrën në kabinetin e Kryeministrit Rama dhe u promovua pikërisht për drejtimin e suksesshëm të këtij institucioni. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: