Operacion antikanabis në kryeqytet, tre në pranga

Operacion antikanabis në kryeqytet, tre në pranga
Tre persona janë arrestuar gjatë natës në një operacion antidrogë në kryeqytet.

Policia tha se janë arrestuar Bashkim Joca, 46 vjeç, Albi Joca , 19 vjeç dhe Mirel Joca, 18 vjeç, të tre banues në fshatin Shëngjergj në Vakumonë, Tiranë.

“Në bashkëpunim me njeri-tjetrin, ata kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit kanabis sativa në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj”, tha policia.

Tre personat janë arrestuar tek vendi i quajtur “Gurorja e Kllojkës”, teksa lëviznin me automjetin, “Renault Laguna”, me targë AA 232 FI.

“Në bagazhin e automjetit të tyre ndodheshin disa thasë të zinj dhe të bardhë të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile, e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, me peshë 65,6 kg”, tha policia.

Në kërkim është shpallur një person me iniciale P.L. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: