Operacioni i 2.5 ton kanabis në Durrës, arrestohet oficeri i policisë së Fierit

Operacioni i 2.5 ton kanabis në Durrës, arrestohet oficeri i policisë së Fierit
Lidhur me ngjarjen e ndodhur në janar 2017 të 2.5 ton kanabis të trafikuara nga porti i Durrësit drejt Italisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi operacionin me ndalimin e disa personave.

Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin, pasi autoritetet italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndën narkotike, i cili drejtohej nga shtetasi shqiptar Dhimo Koraj.

Në bazë të informacionit fillestar, të përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nga homologët italianë, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimin.

Fillimisht, u arrestuan Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit arrest në burg, gjithashtu u caktua masa arrest me burg edhe për Aurel Lazaj.

Ndërkohë është nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit Festim Lelaj, aktualisht nënkomisar në Komisariatin e Fierit,  Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa, të cilat janë ekzekutuar nga policia ditën e sotme.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: